Hiqet nga Facebook-u videoja ku Albin Kurti flet në odën e vrasësit të policit në Istog

Vetëm pak kohë pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Kurti tha në “Rubikon” të KTV’së se Metaj mund të ketë qenë anëtar i VV-së, por se kurrë nuk ka qenë në odën e tij.

“Dëgjova se është përhapur një lajm se kam qenë në odën e personit që vrau policin. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar ai.

“Kam qenë në odën e Muharrem Metaj, që nga LDK ka kaluar në VV”, ka thënë ai.

“Mund ta ketë kushëri vrasësin, por s’ka qenë oda e tij”, ka përfunduar Kurti.

Në rrjetin social Facebook është shkëputur paralajmërimi i ngjarjes, ku tregohet se Vetëvendosje do të mbajë takim në odën e Kamber Metajt, e aty do të flasë edhe Albin Kurti.

Janë dy dëshmi bindëse që tregojnë se Kurti ishte në odën e Kamer Metajt më 15 shtator në përgatitjen e protestës së 29 shtatorit, shkruan Ballkani.info.

Në postimin e kusheririt të Kamer Metajt, Hysenit, në Facebook, ai në videon e postuar shkruan: “Tubim me Albin Kurtin në odën e Kamer Metaj”. Në këtë video të bërë live aso kohe në Facebook, Kurti shihet duke folur gjatë.

Po ashtu, Ballkani.info e ka siguruar edhe njoftimin e bërë për këtë tubim.

Në tubimin publik ku ftoheshin të merrnin pjesë aktvistët e VV-së, thuhej se, të shtunën, më 15 shtator në orën 20:00 do të mbahet tubim në odën e Kamer Metajt, në fshatin Shushicë e Ulët (afër shitores së fshatit).

“Pjesëmarrës: Albin Kurti – kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Avdijaj – kryetar i Lëvizjes”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga Qendra e Vetëvendosjes në Istog.

Mirëpo, vetëm pak minuta pas deklaratës së Kurtit dhe demantimit, videoja është hequr nga Facebook-u.

Megjithatë Ballkani.info ka arritur ta shkarkojë këtë video dhe e sjellë të plotë: