Hiqet fotografia e Hashim Thaçit e vendosur pas Vjosa Osmanit FOTO

Fotografia e presidentit Hashim Thaçi që deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e vendosi prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani është larguar nga aty.

PDK në shenjë paknaqësie ndaj Vjosa Osmanit që brenda zyrës së saj e zhvendosi fotografinë e Thaçit vendosën që atë t’ia dërgonin prapa ulëses në Kuvend të Kosovës.

Dy orë sa zgjati seanca e sotme, e para nën udhëheqjen e Osmanit, ajo nuk e hoqi fotografinë.

Kjo është fotografia e siguruar nga Ballkani.info para vazhdimit të seancës, e caktuar për në ora 15:00. Aty nuk është më fotoja e Thaçit.