Policia e Kosovës

Hiqen shiritat e Policisë, lirohet rruga afër AKI-së

Janë hequr shiritat e policisë në pjesën ku po dyshohej për bombë, derisa është lëshuar për qarkullim edhe rruga për Fushë-Kosovë.

Vetura e personit që u arrestua afër AKI-së është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet e policisë kanë kontrolluar veturën e personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI-së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani,

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.