Kontrollet

Hiqen kontrollet e dyfishta kufitare me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj përmes një postimi në Twitter thotë se kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.

“Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.
Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”, – shkruan Lleshaj.