Himalajet shihen për herë të parë nga India 200 km larg
Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epipdemisë së koronavirusit.
India ka një popullatë prej 1.4 miliardë njerëz dhe vjet ka qenë në krye të listës botërore te ndotjes për qytetet e mëdha.
Por bllokada tashmë prej 21-ditësh në vend ka reduktuar automjetet dhe bizneset aktive, duke reduktuar ndjeshëm nivelet e ndotjes.