Sulmuesi i Milanit

Higuain mugon ndaj Betisit

Milani do të jetë pa shërbimet e Gonzalo Higuainit në ndeshjen e nesërme në udhëtim ndaj Real Betisit në Europa League.

Sulmuesi argjentinas nuk ia ka arritur të riaftësohet nga lëndimi në ijë që e pësoi në sfidën me Udinesen fundjavën e kaluar.

Edhe Gattuso nuk ka preferuar të rrezikojë Higuainin duke e pasur parasysh se të dielën ballafaqohen me Juventusin në “San Siro”.

Partneri i “El Pipitas” në sulmin e Milanit, Patrick Cutrone ka thënë për Sky Sport Italia se mezi pret të rikthehet nga lëndimi 30 vjecari, teksa e ka theksuar rëndësinë që e ka ai për skuadrën e Milanit.

“Rosonerët” ndodhen në vendin e dytë me 6 pikë në grupin F të Europa Leagues, ndërsa Real Betis kryeson me 7 pikë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve që i ka ftuar trajneri Gennaro Gattuso para përballejes me klubin spanjoll.