Qendra Klinike Universitare e Kosovës, disa herë është kritikuar për nivel jo të kënaqshëm sa i përket higjienës.

Madje, në disa pamje të fundit, higjiena  aty mund të konstatohet se është në nivel shqetësues.

Vrojtuesit e Lagjes kanë shpërndarë një fotografi nga gjendja në të cilët ndodhet një nga tualetet në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Gjendja duket e mjerueshme.

Pacientët vazhdimisht janë ankuar për mungesë të higjienës në QKUK.