Kompania “Hidrodrini” reagoi pas ngritjes së aktakuzës për helmimin e banorëve në Deçan si pasojë e kontaminimit të ujit. Drejtori i Departamentit Teknik dhe kimistja e kompanisë janë akuzuar nga prokuroria.

Kompania u shpreh se është e gatshme për trasparencë, por nuk prejudikon fajësinë e të akuzuarve.

Sipas komunikatës zyrtare, kompania do të presë verdiktin e drejtësisë dhe përmbahet nga vlerësimet e tjera për rastin.

Dhjetëra banorë kishin përfunduar në spital, pas simptomave të helmimit nga uji, që rezultoi pas analizave të bëra, se ishte kontaminuar.

May be an image of text