Hidhet një mjet shpërthyes afër veturës së policisë dhe ekipit të gazetarëve në veri

Gazetari i tëvë1, Gojart Jashari, i cili po qëndron në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ka raportuar se pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të tyre.

Sipas tij, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa theksoi se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari Gojart Jashari.

Tutje ai tha se për fat të mirë nuk është lënduar askush.