Mësohet se mbrëmjen e djeshme, përgjegjësi i vaksinimit të stafit spitalor në Cosenza ne jug te Italisë, Lucio Marrocco, ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i pestë i shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve, trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar natën e kaluar pak pas orës 22:00.

Marrocco ishte i  martuar me një kolege mjeke, ishte 56 vjeç dhe drejtonte njësinë operative për vaksinimet e stafit mjekësor në spitalet e Cosenza e Rogliano.

Mediat lokale shkruanin se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni, që ishte përkeqësuar se fundmi nga pandemia.