Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë në një shtëpi private të banuar të serbëve në Pridvoricë.
sipas raportimeve nuk ka lëndime përveç dëmeve materiale.
Siç kanë konfirmuar për KoSSev nga Policia e Kosovës, një granatë dore është hedhur rreth orës 02:40.
Është dëmtuar automjeti i parkuar para shtëpisë dhe xhami i shtëpisë.







