Lulzim Hetemi

Hetemi: Përafërsisht e kam ditur se do të vjen kryeministri, s’ka problem nëse na heqin me referendum

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se e ka ditur për vizitën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, sepse Kurti ua ka thënë këtë një muaj më parë kur ishin në Prishtinë, por se për arsye sigurie nuk u është thënë saktësisht se kur do të bëhej vizita.

“Përafërsisht e kam ditur se do të vjen kryeministri Kurti, se para një muaj ditësh kemi qenë në vizitë në Prishtinë te kryeministrit. Na ka treguar se do të vjen. Por, për shkaqe sigurie nuk ka kanë tregue kështu që ka qenë e paralajmëruar”, ka thënë ai.

“Kemi biseduar për investimet që do të vijnë prej Qeverisë së Kosovës. Kemi bisedu për një komplekt matan Ibrit që është sportiv, për të cilin na kanë premtuar se do ta rregullojnë fushën e futbollit, tenisit… kështu që, na premtoj edhe kryeministri Kurti që do të investoj në atë kompleks”, tha ai.

Hetemi ka deklaruar se kur është fjala për votimin për shkarkimin e kryetarit, i cili është caktuar për 21 prill, nuk do të ketë probleme.

“Sa i përket referendumit nuk ka asnjë problem. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka lejuar, nuk ka problem edhe nëse na zëvendësojnë. Me partitë serbe që shkojnë në zgjedhje dhe iniciativat qytetare e të tjera do të jenë tre-katër parti, kështu që do t’i ngjajë pak demokracisë dhe jo në zgjedhje të jetë gjithmonë një parti”, tha Hetemi.