Asnjë fjalë

Heshtje totale në LDK dhe Vetëvendosje pas letrës së Trumpit dërguar Thaçit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shkruar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në letrën dërguar Thaçit, Donald Trump thotë se SHBA mbështetë Kosovën sovrane dhe që dëshiron që Kovova të zhvillohet edhe më shumë, duke sugjeruar në një marëveshje të obligueshme me Serbinë.

Në letër presidenti amerikan shkruan se do t’i pres në Shtëpinë e Bardh, Thaçin dhe Vuçiqin pas arritjes së marrëveshjes historike.

Poashtu, Trupm theksoi se Kosova nuk mund të ketë një mundësi tjetër historike për të arritur marrëveshje finale, duke aluduar në domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes, raporton Ballkani.info.

Parlamenti i Kosovës i ka dhën dritën jeshile delegacionit të përbërë nga 11 persona në krye me kryetarin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Pjesa tjetër e opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e ekipit negociues me Serbinë. Sipas tyre ky ekip do të injorohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu që, këto dy subjekte politike kanë refuzuar dialogun në të cilin mund të merrë pjesë edhe presidenti Thaçi.

Disa deputetë të LDK-së morën pjesë në protestën e 29 shtatorit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku kundërshtohet ideja e “korgjimit të kufijve” e proklamuar nga presidenti Thaçi gjatë verës. LDK dhe LVV kanë qenë në pajtueshmëri kritike ndaj dialogut të udhëhequr nga Hashim Thaçi, duke mos e kundërshtuar dialogun në parim.

Asnjë deklaratë nuk është thënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje pas publikimit të letrës së presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar presidentit të Kosovës.

LDK shpesh ka potencuar se aleanca me SHBA-të për ta konsiderohet si bindje politike, por deri më tani nuk kanë reflektuar sa i përket letres së qartë të presidentit amerikan.

Kosova gradualisht po inkuadrohet në fazën finale të dialogut me Serbinë në atë që po quhet, “Finalja e Madhe”. /Ballkani.info/