Herpesi mund të zhvillojë sëmundjen e Alzheimer

Viruset mund të luajnë një rol kyç në zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, tregon një studim i ri.

Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit përmbajnë nivele të larta të dy llojeve të virusit të herpesit njerëzor, transmeton Klan Kosova.

Tipet 6 dhe 7 të herpesit u gjetën në trurin e personave me sëmundjen, në nivele deri në dy herë më të larta se sa tek personat që nuk e kanë sëmundjen thonë shkencëtarët.

“Duket se virusi ishte duke vepruar në rrjete apo në rrugë biologjike me shumë gjene të njohura të Alzheimerit”, tha Dudley.

Por këto rezultate mund të sigurojnë një rrugë të re kërkimi për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes Alzheimer, tha Keith Fargo, drejtor i programeve shkencore dhe shtrirjes për Shoqatën Alzheimer.

“Sëmundja e Alzheimerit nuk është ngjitëse. Megjithatë, nëse viruset ose infeksionet e tjera konfirmohen të kenë rol në Alzheimer, mund t’u mundësojë kërkuesve të gjejnë terapitë e reja anti-virale ose imune për të trajtuar ose parandaluar sëmundjen”. tha Fargo.

Dudley dhe kolegët e tij u penguan në këtë lidhje virale të mundshme me Alzheimer gjatë një analize që synonte të gjenin mënyrat se medikamentet që përdoreshin për të trajtuar sëmundje të tjera mund të riprodhoheshin për trajtimin e sëmundjes së tmerrshme neurodegjenerative.