“Heroi” i fëmijëve çifut: Shpëtoi 700 fëmijë nga Holokausti, e mbajti sekret për 50 vite

Mundi i individëve të cilët luftojnë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre, zakonisht shpaguhet me çmime ndërkombëtare, siç është edhe ai i Saharov. Por, kjo nuk ngjau me Nicholas Winton.

Nicholas Winton e mbajti sekret për 50 vite me radhë shpëtimin e fëmijëve çifut nga Holokausti i famshëm. Ai solli me sukses 669 fëmijë në Çekosllovaki dhe Britani të Madhe. Disa prej tyre arritën edhe të gjejnë familje në Britani, falë tij, njofton lajmi.net.

Shumica e prindërve të fëmijëve ishin djegur në kampin përqëndrues të Aushvicit përgjatë Holokaustit.

Winton vendosi të mos ia përmend fëmijët kërkuj, deri sa gruaja e tij, Grete, i gjeti fotografitë e tyre në ngjitura në fletore pas 50 vitesh. Në të përfshiheshin edhe emrat e secilit fëmijë të shpëtuar nga bashkëshorti i Grete.

Gruaja e tij vendosi t’ia jepte librin një gazetari. Më pas, ai u ftua në një emision televiziv, duke mos e ditur se secili person në audiencë ishte i shpëtuar nga vetë ai. Tashmë të rritur, të gjithë të shpëtuarit vendosën të vijnë dhe ta falënderojnë atë personalisht.

https://twitter.com/MissCharleyWebb/status/1074582722994147329?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1074582722994147329&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fheroi-i-femijeve-cifut-shpetoi-700-femije-nga-holokausti-e-mbajti-sekret-per-50-vite%2F