Heroi Asllan Fazliu përkujtohet në 20-vjetorin e rënies

Në 20 vjetorin e rënies së tij, është përkujtuar të premten heroi Asllan Fazliu.

Presidenti i Kosovës organizoi një akademi përkujtimore për të nderuar figurën e heroit të renë dy dekada më parë, në të cilën u tha se Asllan Fazliu dha çdo gjë për lirinë e Kosovës.

Kryetari i familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari, tha se Fazliu ishte ndër të parët që iu bashkua luftës së Adem Jasharit. “Pushka e tij ishte ndër të parat që iu bashkua luftës së Adem Jasharit. Pushka e tij i bënte nder edhe familjes dhe kombit të tij”, tha Fazliu.

Ndërsa kryetari i Skenderajt Ramiz Lladrovci, ka folur për veprimtarinë e Asllan Fazliut tha se ai i qëndroi besnik Ushtrisë Çlirimtare deri në vdekje.

“Asllani që në vitet 80 i bashkohet lëvizjes së rezistencës zë asaj kohe. 1981 në pranverë bashkë me nxënës mori pjesë në demonstrata për çlirim. Iu bashkua UÇK-së që nga themelimi, i qëndroi besnik deri në vdekje.

Kishte një vetëmohim, trimëri e guxim të pashoq deri në vdekjen e tij. Liria e Kosovës e ka çmimin që e kanë paguar burrat dhe gratë me jetën e tyre ne Kosovë”, tha Lladrovci. E Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë foli për rolin e Asllan Fazliut gjatë luftës.

“Pas epopesë së lavdishme të Jasharajve familja Fazliu intensifikoi aktivitetet. Pamja fizike kishte bërë që Ilaz Kodra ti jepte nofkën ‘Luan’. U tregua aktiv në organizimin e rojeve. Ndërmori një sërë aksionesh kundër forcave serbe. Për të nderuar figurën e heroit Asllan Fazliu janë bërë homazhe edhe të varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë