“Herën tjetër n‘protesta kemi me ua siguru një ‘VIP Zone’”, aktivistja i kundërpërgjigjet ashpër Dafinës

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri pas përfundimit të protestës në Prishtinë lidhur me rastin e 11 vjeçares u shpreh e pakënaqur me organizimin.

“Një organizatë serioze është për gjithë popullin, për me u bashku me luftu për të drejtat tona, për atë arsye jemi mbledh të gjithë”, tha këngëtarja.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga aktivistet e protestës.

“Dafine, herën tjetër n ‘protesta kemi m’ja u siguri një ‘VIP Zone’ edhe n ‘fund ju falënderojmë për pjesëmarrjen.”- iu kundërpërgjigj aktivistja. /Lajmi.net/