Heqja e taksës, PDK-ja mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se të dielën do të mbajë një konferencë për media – por pa treguar se për çfarë.

Pas zhvillimeve të fundit rreth taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, PDK-ja mbase do ta thyejë heshtjen e saj.

Paralajmërimi i konferencës është bërë përmes një komunikate për media nga zyra për informim e kësaj partie.

Ndërkaq, nuk dihet tema konkrete për çka konferencë është ftuar, apo se kush do t’u adresohet mediave.

Konferenca mbahet me fillim prej orës 11:00.

Një zyrtar i PDK-së i ka thënë Ballkani.info se konferenca ka të bëjë me zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht me paralajmërimin Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. /Ballkani.info/