Heqja e taksës nga Albin Kurti, lajm kryesor në Serbi

Mediat në Serbi kanë filluar të raportojnë më të madhe pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti që ta heqë taksën dhe mos t’i vendos reciprocitet Serbisë.

Gazeta më e madhe e Serbisë, Blic’, e ka lajm kryesor heqjën e taksës. “Prishtina e heqë taksën nga 15 marsi”, është titulli kryesor i kësaj gazete, shkruan Ballkani.info.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se deri më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja dhe Serbia. Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që ta ndalojë fushatën kundër çnjohjeve të Kosovës”, shkruan kjo gazetë.

“Kurti: E heqim taksën nga 15 marsi”, shkruan B92.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar heqjën e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja në konferencë të jashtëzakonshme për media”, shkruan ky portal.

Edhe mediat tjera e kanë lajm kryesor. /Ballkani.info/