Pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe do të vendos reciprocitet ka reaguar edhe Halil Matoshi, ish këshilltar i ish kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Heqja e tarifës e rikthen Kosovën në epokën e kolonializmit të tregut të saj…

– Me tarifën 100% ndaj mallnave të Serbisë, Ramush Haradinaj ka ruajtur resurset nacionale, Trepça 100% e Kosovës, kurse tregu i lirë është ndarë nga epoka e kolonializmit serb.

– Serbisë i janë shkaktu 500 milionë euro humbje në vit (e konfirmumr nga vet zyrtarët serbë);

Suspendimi i tarifës, pa njohje nga shteti serb (ose pa asnjë kundërvlerë, ulësja në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar) dhe në vlugun e anmiqësisë kundër Republikës sonë, çon pashmangshëm në kthimin e Kosovës më 16 shkurt, 2008 – nji ditë para pavarësisë, që realisht âsht mësymje e Serbisë që rrafsh 12 vjet!

Reciprociteti âsht hajgare kur dihet se eksporti vjetor i Serbisë në Kosovës është 500 milionë euro, ndërsa i Kosovës në Serbi 20 milionë euro.