Heq implantet e gjirit, për shtatë vjet i shkaktuan “mjegull në tru” (Foto)

Modeli 29-vjeçar i palestrës vendosi të heqë dorë nga implantet e gjirit për shkak se ato i shkaktuan probleme shëndetësore.

Sia Cooper, 29-vjeç, tha se për shkak të salikonit për shtatë vjet kishte “mjegull në tru, njolla të mprehta dhe skuqje.”

Blogerja e fitnesit nga Destin, Florida, vendosi implantet në tetor 2011 për të rritur vetëbesimin.

Gjatë shtatë vjetëve të fundit, ajo vuante nga lodhja ekstreme, skuqjet e fytyrës, dhimbjet në gjoks, humbja e flokëve dhe shtimi i peshës.

Pasi testet e shumta të gjakut i dolën negative, ajo dyshoi se vuante nga ajo që e përshkroi si ‘sëmundje implantimi të gjirit’.

Cooper hoqi implantet e saj dy javë më parë dhe, tani thotë se skuqjet e saj janë larguar, ka humbur në peshë dhe ka më shumë energji.