Hënë e re apo Hënë e vjetër, e dini cili është momenti më i mirë për të lyer dhe prerë flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut.

Kjo është arsyeja që për shumë shekuj me radhë njerëzit janë bazuar në ciklin e saj kur merreshin me bujqësinë, si për shembull gjatë fazave të mbjelljes dhe vjeljes.

Sipas gojëdhënave të gjysheve tona, hëna ndikon bukurinë e femrës, më konkretisht në shëndetin e flokëve. Cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët?

Para së gjithash duhet të dini që ato duhen prerë 1-2 cm çdo muaj që të eliminohen majat dyshe, flokët e thatë dhe të djegur.

Flokët janë njëlloj si bimët, nëse hiqni pjesën e dëmtuar rriten më shëndetshëm dhe të fortë. Momenti më i mirë për të prerë flokët është gjatë hënës së plotë që përkon me ekuinoksin dhe solsticin e hënës, ose siç thonë të vjetrit kur është duke u mbushur. Gjatë këtyre dy fazave Hëna hyn në konen e rrezeve të Tokës. Prandaj nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të jenë më të butë e plot shkëlqim zgjidhni këtë moment të saj, transmeton “Living”.

Nga ana tjetër Hëna e re është moment më pak i përshtatshëm për të bërë çfarëdolloj ndryshimi me flokët, përkundrazi ata janë më të dobët dhe bien më shumë se zakonisht.

Nëse doni që ngjyra e flokëve të zgjasë në kohë, lyejini ato gjatë gjysmë hënës sidomos gjatë paradites dhe pasdites. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por gjatë Hënës së re këshillohet po ashtu të depiloheni.