Hëna e plotë Rozë takon sot Tokën, mos humbisni fenomenin magjik!

Natën e sotme dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme një fenomen astronomik do të ndodhë.
Hëna do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.

Ky fenomen bën që Hëna të jetë e plotë dhe të ketë një shkëlqim rozë apo portokalli, në varësi të momentit kur vrojtohet.
Kjo ndodh çdo vit në pril, por meterologët presin që hëna e këtij viti të shfaqet më e madhe dhe më e ndritshme se kurrë. Kjo falë afërsisë me Tokën, por dhe për shkak të pastërtisë së qiellit dhe ajrit, kohët e fundit.
Kjo është shkaktuar nga karantinimi i njerëzve që ka pakësuar veprimtaritë ndotëse.

Nëse alarmi nuk ju bie në 3:35 të mëngjesit të nesërm, kur hëna do të ketë shkëlqimin e saj më të fortë, mos u shqetësoni.

Muajin tjetër do të kemi një tjetër pamje magjike nga Hëna, ndonëse jo aq sa Hëna Rozë.