Helmohen rreth 80 persona nga një qebaptore në Drenas, flet kryeinspektorja

Të enjten e javës së kaluar 74 persona u helmuan në qytetin e Drenasit.

Ky helimim dyshohet që erdhi nga konsumimi i ushqimit në një qebatore në qendër të këtij qyteti, transmeton Ballkani.info.

Te helmuarit janë persona të moshave të ndryshme.

Për Ballkani.info ka folur Drejtoresha e Inspekcionit në Komunën e Drenasit, Aurora Berisha e cila tha se ngjarja ka ndodhur të enjtën pasdite.

Ajo tha se numëri i të helmuarëve ka arritur deri ne 74, sipas saj dyshihet që helmimi ndodhi në nëj qebatore ne Drenas.

“Na e kemi pasur një informatë nga shtëpia e shëndetit se një numër i madh i qytetarëve janë helmuar prej 43 i cili shkojë në rritje deri në 74, dyshimi vjen se kjo është ardhur prej një qebatore. Kemi lajmëruar edhe agjencionin e ushqimit ku janë ardhur dhe i kanë marrur mostrat deri sa të i sjellin rezultatet ne e kemi mbyllur këtë lokal përkohësisht, dhe për këtë është njoftuar policia. Gjendja e pacientëve është jashtë rrezikut. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtës”, ka thënë Berisha.

Ballkani.info mëson se qytetarët u ushqyen në qebatoren “Toni” në Drenas./Ballkani.info/