Pesë nxënës janë helmuar në një shkollë fillore në Prishtinë nga ushqimi që kanë ngrënë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zyra për informim në QKUK.

“Ju konfirmoj se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar ne Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi”, ka thënë Shpend Fazliu.

Ai ka shtuar se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë.

Burime brenda QKUK-së kanë thënë për Ballkani.info se nxësnësit janë të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, dhe se disa prej tyre janë ende duke u trajtuar në klinikën infektive.

loading…