Helmohen 5 anëtarët e një familje

Të pestë anëtarët e një familjeje në fshatin Turan të Tepelenës përfunduan në spital mbrëmjen e së martës.
Shkak dyshohet se u bë helmimi nga peshku që kishin konsumuar.

Një prej anëtarëve të familjes Dervishi, duke folur për ABC News tha se ata kishin nisur të ndiheshin keq rreth 10 minuta pasi kishin ngrënë darkë.

Në gjendje më të rëndë mësohet se është më e moshuara e familjes. 77-vjeçarja Metulla Dervishi ndodhet në reanimacion. Për përcaktimin e saktë të shkakut të këtij helmimi priten analizat.