Mbi 200 person kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë. Lidhur me këtë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje.
Muharremaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ekipet shëndetësore të Suharekës janë të gatshme të ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme.
Ai ka thënë më tej se për këtë rast ka biseduar edhe me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati.
“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate”. ka shkruar Muharremaj.
Postimi i plotë:
Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate.
Megjithate ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme.
Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatshmërinë tonë.







