Helmi vdekjeprurës i kësaj merimange po përdoret për kurimin e problemeve të ereksionit

Probleme me ereksionin? Helmi vdekjeprurës i kësaj merimangeje mund të jetë mjaft efektiv.

Shkencëtarët besojnë se helmi i aracenit, lloj i merimangës, mund të jetë më efektiv sesa viagra për shërimin e disfunksionit erektil, term mjekësor që përshkruan problemet me ereksionin.

Helmi nga kjo merimangë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit. Por, në të njëjtën kohë, kjo toksinë mund të jetë e dobishme për jetën e miliona njerëzve.

E përditshmja britaneze ‘The Sun’ ka raportuar se shkencëtarët brazilian kanë krijuar një xhel nga helmi i aracenit.

Një sasi e vogël e lëngjeve vdekjeprurëse të merimangës përdoret në këtë produkt, andaj konsideroht si jo i rrezikshëm për jetën e njerëzve.

Studiuesit thonë se produkti mund të jetë edhe më efektiv sesa viagra.

Kjo është për shkak se helmi mund të dyfishojë sasinë e rrjedhjes së gjakut në penis.

Një studim klinik zbuloi se pacientët me mosfunksionim erektil ishin në gjendje për të arritur një ereksion në më pak se 30 minuta.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kur ky xhel do të jetë në dispozicion për të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe Kosovën.