“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani?”, Stavileci i PDK-së e krahason Muratin me Jabllanoviqin

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci e ka krahasuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin me ish-ministrin serb të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, pas Muratit iu publikuan disa deklarata skandaloze p♪7r Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranët e saj.

Stavileci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka pyetur se cili është më i keq, Hekuran Murati, apo Aleksandar Jabllanoviq.

Madje, ai ka thënë se shkarkimi nuk mjafton, porse duhet poshtërim.

“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani? Njani ofendoi nanat shqiptare, tjetri krenarinë shqiptare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo shkarkim, po përzanie dhe poshtnim.”, ka shkruar Stavileci.