Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat

Përgjysmë më pak do të ketë rritje ekonomike Kosova. Kjo vjen si rezultat i luftës në Ukrainë dhe sanksionet përcjellëse.

Organizatat ndërkombëtare thonë se rrita ekonomike  do të shkojë nga  2 deri në 4 %, përcjell Periskopi

Ministri i Financave Hekuran Murati në një deklaratë dhënë për RTK , nuk pajtohet me vlerësimet e organizatave ndërkombëtare financiare, por thotë se qytetarët i përballojnë krizat.

“Parashikimet tona që kemi bërë dhe projeksionet që kemi parashohin një rritje ekonomike reale prej 5.7%. ne patëm thanë qysh në mes vit kur patëm bë rishikimin e buxhetit që rritja kap shifrën dyshifrore dhe në fund të vitit ashtu edhe doli. Tash normalisht që modelet e organizatave ndërkombëtare janë çdo herë më konservative dhe marrin si të them ato indikatorët e  përgjithshëm. Ne këtu normalisht njohim, duke qenë se jetojmë këtu, shohim edhe çdo ditë bizneset por edhe njohim qytetarët tonë e dimë se sa të qëndrueshëm janë ndaj krizave jemi të mësuar si qytetarë dhe si popull me kriza dhe duke marrur parasysh ne jemi goxha agjil, goxha të përshtatshëm ndoshta edhe më lehtë se popujt e tjerë.”, ka thënë Murati

Po ashtu  kujtojmë se qëndrimin për këtë gjë e ka ndryshuar edhe Qeveria e Kosovës ku parashikimet në fillim të këtij viti  sa i përket rritjes ekonomike i kishin 7-8%, ndërkaq sot thonë se do të ketë rënie  në 5.7%.