Hekuran Krasniqi dhe Dardan Gjinolli sjellin dy projekte të reja muzikore

Dy artistët e njohur të skenës muzikore, Hekuran Krasniqi dhe Dardan Gjinolli, kanë sjellë dy këngë të reja të shoqëruara edhe me videoklipe.

Artistët kanë qenë të ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini duke dhënë detaje për këngët e tyre të reja.

“Mos e le” dhe “Pa fund” janë dy projektet e reja të këngëtarëve që bashkëpunojnë prej vitesh në skenën muzikore.

Të dy këngët janë kompozuar në studion e Hakuran Krasniqit.

Hekurani është shprehur i kënaqur nga bashkëpunimi me Dardanin për shkak të eksperiencës dhe edukimit në muzikë që ka ky i fundit.

“Bashkë me Dardanin e kemi ndier vetën të gjallë në skenë…Gjithmonë në jetë njerëzit ri takohen. Prania e Dardanit në studion time e ka ngritur nivelin artistik. Ai tash po e mbaron doktoratën në saksofon. Nuk kemi shumë kualitete të tilla në skenën tonë”.

Dy këngëtarët kanë edhe shumë projekte tjera të përbashkëta që janë pritur mirë nga publiku.

loading…