Atdhetari i shquar, bashkëpunëtori i ish president Hashim Thaçi, Hektor Beqiri, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Sala Jasharit, kandidates së PDK-së për deputete.
“E mban numrin 9 në listë zgjedhore të PDK-së. E mban emrin e nënës së madhe të UÇK-së, heroinës Sala Jashari. Nënës së dy gjeneralëve të mëdhenj të UÇK-së, Sahitit dhe Musës, shokëve të pandashëm të Adem Jasharit”, ka shkruar ai.
Ai tutje shkruan: E lindur mes flakëve të luftës, e rritur me atdhedashurinë e Jasharëve, krenare me të kaluarën dhe plot perspektivë për të ardhmen, ajo e meriton votën e secilit prej nesh.
“Votoni numrin 9-në në listën e PDK-së. Votoni mbesën e nënës së madhe të UÇK-së”, ka shkruar Beqiri. /Ballkani.info/







