Atdhetari i njohur Hektor Beqiri ka bërë një thirrje publike për bashkim dhe mobilizim qytetar përmes nënshkrimit të një peticioni në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), në prag të procesit përfundimtar gjyqësor në Hagë.
Në mesazhin e tij, Beqiri thekson se “ka momente kur heshtja nuk është më zgjedhje” dhe se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm. Ai e cilëson luftën e UÇK-së si sakrificë për liri dhe dinjitet, duke përmendur gjakun, dhimbjen dhe qëndresën si pjesë të historisë së Kosovës.
“Ky peticion nuk është vetëm një nënshkrim. Është një qëndrim. Është një mesazh se historia jonë nuk mund të zbehet dhe se sakrifica e atyre që luftuan për liri nuk mund të vihet në dyshim pa zërin tonë,” shprehet ai në postimin e tij.
Beqiri u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve, brenda dhe jashtë vendit, që ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë peticionin, duke theksuar rëndësinë e unitetit në momente të tilla.
Thirrja e tij vjen në një kohë të ndjeshme për opinionin publik shqiptar, ndërsa proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së po hyjnë në fazat përfundimtare në Hagë.
Postimi i plotë:







