Atdhetari i njohur, Hektor Beqiri, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Sala Jasharin, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Beqiri vlerësoi edukimin dhe formimin e Jasharit, duke theksuar se ajo është “e rritur me vlerat, sakrificat dhe atdhedashurinë e familjes Jashari”. Ai u shpreh se Sala Jashari është “e gatshme me energji, vizion dhe përgjegjësi t’i shërbejë vendit”.

Beqiri e përmbylli reagimin e tij duke bërë thirrje për mbështetje ndaj saj, duke deklaruar: “Unë e mbështes plotësisht Sala Jasharin. Vota për numrin 9 për dinjitet, përfaqësim dhe vazhdimësi të vlerave.”

Deklarata e tij është pritur me interes në rrjetet sociale dhe në qarqet politike, duke shtuar vëmendjen ndaj fushatës së kandidates Jashari.