Atdhetari i njohur Hektor Beqiri, i cili njihet për mbështetjen e palëkundur ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka vizituar ata me qindra herë në Hagë, ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Gjykatën Speciale.
Në një postim publik, Beqiri e quajti këtë gjykim “përpjekje të bashkësisë ndërkombëtare për të njollosur luftën e UÇK-së” dhe “drejtësi të sajuar nga interesa të huaja”, duke e cilësuar atë si “krim të pastër”.
“Kjo gjykatë e ka poshtëruar drejtësinë. Dhe ‘drejtësia’ e saj është poshtëruese për ne. Liri për çlirimtarët!” – shkroi Beqiri, duke theksuar edhe një herë se çlirimtarët e Kosovës kanë luftuar për liri dhe dinjitet.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë mbështetur qëndrimin e tij. Procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë ka vazhduar të jetë temë e debatit të ashpër në opinionin publik kosovar dhe ndërkombëtar.
Postimi i plotë:







