Organizatorët e platformës “Liria ka Emër” kanë njoftuar se do të organizojnë një udhëtim me motoçikleta drejt Hagës, në shenjë mbështetjeje për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit, nisja e këtij marshi do të bëhet më 15 tetor, duke kaluar përmes disa vendeve evropiane. Më 17 tetor pjesëmarrësit do të ndalen në Cyrih, për të vazhduar më pas drejt destinacionit përfundimtar, qytetit të Hagës.
“Të gjitha rrugët na çojnë për në Hagë. Më 19 tetor jemi atje. Për drejtësi, për liri, për dinjitet”, thuhet në komunikatën e platformës Liria ka Emër.
Kjo iniciativë është përshëndetur dhe mbështetur fuqishëm edhe nga Hektor Beqiri, i njohur si një atdhetar i shquar, i cili u ka qëndruar pranë luftëtarëve të UÇK-së në Hagë si askush tjetër.







