Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur hetimet për hedhjen e koktej molotovit në veturën e policisë në Leposaviq.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur më 15 qershor.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Leposaviq 15.06.2023-18:00. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti i lartcekur pasi që me datë 15.06.2023 të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të  policisë”, thuhet në raportin e PK-së. 

Sipas Policisë rasti në procedurë hetimore.