Haziri: VV-ja nuk e ka “sefte” lutjen për ndihmë të PDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sipas tij, LVV kishte bashkëpunuar me partinë e Kadri Veselit edhe në vitin 2017-të.

Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e saj më mirë.

“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzu Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryn punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”, është shprehur ai.