Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka shpërndarë një fotografi nga takimi që shpërfaqë unitetin e LDK-së në Gjilan në mbështetje të kandidatit të tyre për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Takimi i sotëm me strukturat e nëndegëve të LDK-së në qytet është replikim i Kuvendit punues nga java e kaluar. Ky model i takimit është hapi i parë për mobilizim, për të dikutuar për rolin e LDK-së në komunë dhe në nivel Republike.”, ka thënë Haziri, shkruan Ballkani.info.

Ai po ashtu falenderojë të gjithë pjesëmarrësitë e nëndegëve të LDK-së së Gjilanit për unitetin e treguar karshi përkrahjes për Abdixhikun.

Postimi i plotë: