Haziri thotë se nuk i frikësohet garës për Gjilanin: Veç i përvjeli mëngët dhe e largoj kravatën

Kryetari i Gjilanit edhe nënkryetari i parë në LDK, Lutfi Haziri tha se nuk frikësohet të kandidojë përsëri për kryetar të Gjilanit.

Ai tha se veç “i përvjeli mangët  e largoi kravatën”, dhe ia mësyn garës.

“Vec i përvjeli mangët  e largoi kravatën edhe dalë në teren, nuk I frikësohen garës, edhe sifadeve , unë kam marrë Gjilanin në kohën më të vështirë”, tha Haziri në një intervistë në ATV.

Lutfi Haziri është zgjedhur nënkryetar i parë i LDK’së në zgjedhjet e fundit të brendshme.

Ai është kryetar aktual i Gjilanit. Zgjedhjet lokale do të mbahen gjatë muajve të fundit të këtij viti në të gjitha komunat.