Haziri tallet me Kurtin për rrëzimin e tij nga Qeveria: Mos ta pengojmë se sot e ka ditëlindjen

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se sot kryeministrin Albin Kurti duhet ta lëmë ta feston ditëlindjen e tij.

Haziri i cili u pyet nga gazetarët se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, Haziri ka dhënë një përgjigje interesante.

“Nuk është mirë të bëhet kjo pyetje në ditëlindje të kryeministrit, duhet ta lëmë të festojë me familje ditëlindjen e tij”, ka thënë Haziri.

Në një bisedë në emisionin “Frontal” në televizionin T7, Haziri ka thënë se deputetët duhet jenë besnikë ndaj partisë që e përfaqësojnë.

“Apeli im, të jenë bashkë. Edhe kur mendon më ndryshe, duhet të jesh me ekipin”, ka thënë Haziri.