Kryetari i Gjilanit

Haziri: Situata me Covid-19 në Gjilan është nën menaxhim të plotë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot atje janë marrë 67 mostra nga IKSHPK për testim për Covid-19, transmeton Klan Kosova.

“Sapo u njoftuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se nga 67 mostrat, 6 rezultuan pozitive me #Covid19, 4 prej të cilave në qytet dhe 2 në Përlepnicë. Urojmë që të infektuarit ta përballojnë sa më lehtë dhe pa shqetësime. Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave civile dhe shëndetësore”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.