Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nga kjo parti s’kanë votë për Vetëvendosjen, as pas balotazhit, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se LDK nuk është “tavolinë suedeze”.
“Kush çohet në mëngjes me marrë vota për aq sa i duhen, kjo është e mbyllur. Jo, nuk jemi tavolinë suedeze”, ka deklaruar Haziri në RTV 21.
Sipas Hazirit, nëse nuk arrin të formohet qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje, prapë një gjë e tillë nuk do të ishte zgjidhje për Kosovën.
“Krejt toleranca është se në ato 45 ditë sa merren vesh me caktu një datë… Po i vjen fundi krizës, po tani ka me hy në një tunel tjetër, prapë kriza ka me riciklu krizë. Zgjedhjet nuk kanë me prodhu kurgjo tjetër pos një krizë të re, në një kohë tjetër, në një rrethanë tjetër. Ne jemi hy në një cikël të mbyllur, i cili për herë të parë po ndodh në Kosovë në këto katër vite… Zoti Kurti në politikë e ka pru raportin e kushtëzuar brenda, dhe në raport me partnerët e ka ndërtu raport të kushtëzuar,” tha Haziri, duke shtuar se vështirë do të thyhet ky kushtëzim.
Haziri i mohoi zërat që ka pasur takimes mes opozitës dhe LDK-së.







