Haziri për largimin e Osmanit nga LDK-ja: E dhimbshme politikisht

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në “Prime Time” ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij, ku ndër to është edhe vendimi i Vjosa Osmanit për t’i ndarë rrugët me LDK-në.

Ai tha se Osmanin e sheh ende si kuadër të LDK-së, dhe nuk e sheh politikisht jashtë saj.

“E shoh si kuadër të LDK-së, nuk e shoh politikisht jasht saj, edhe pse duhet me jetu me realitetin”.

Tutje, Haziri tha se është e dhimbshme politikisht, vendimi i saj për t’u larguar, por që ka të bëjë me zhvillimet e fundit brenda partisë.