Haziri: PDK-ja me ne nuk ka opsion

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja nuk e she PDK-në si opsion për koalicion.

I ftuar në emisionin Pressing të T7, ai tha se qe 20 vjet PDK-ja i ka mashtruar të gjithë dhe se votuesit e tyre po kërkojnë strehë politike. Sipas Hazirit, PDK-ja vetëm po e luajnë të fortin.

“PDK-ja me ne nuk ka opsion. Ata kanë me pasë rolin e vet në Kuvend, roli i tyre do të jetë sekondar”, ka thënë Haziri në Pressing.Haziri tha se PDK-ja qe 20 vjet nuk ka lënë askënd pa e mashtruar.“Qe 20 vjet nuk kanë lanë grup politik apo parti politike pa e mashtru”, është shprehur Haziri.Ai tha se votuesit e PAN-it po kërkojnë strehë në partitë e tjera politike.“Votuesit e PAN-it po lypin strehë në partitë e tjera politike”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.Po ashtu Haziri tha se PDK-ja nuk ka partner ndërkombëtar dhe vetëm po e luajnë të fortin.“Ata nuk kanë partner ndërkombëtar, ata vetëm mundohen ta luajnë rolin e të fortit”, shtoi Haziri.

loading…