Haziri: Partitë tjera funksionojnë “herë unë, herë baci”, ka ardhur koha që Vjosa të bëhet zonja e shtetit

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe kryetar i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në nivel nacional, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të zyrës së nën-shtabit të lagjes Dardania II në Gjilan.

Gjatë bashkëbisedimit me militantët e LDK-së, partitë tjera i ka quajtur parti të kushërinjve, duke thënë se funksionimi i tyre është “herë unë, herë baci”.

“Veç krahasojeni listën e LDK-së me të partive tjera. Janë emra të njëjtë. Funksionojnë me logjikën ‘herë unë, herë baci’, nuk i ndërrojnë. Janë parti të kushërinjve. I kanë largu do emra, por mbiemrat i kanë të njëjtë. Por, ky unitet i joni është përnjëmend dhe do të jemi vazhdimisht në terren për ta rritur masivitetin. Ka ardhur koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit. Ka ardhë koha e Vjosa Osmanit”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë, kryetari i shtabit atje, Florim Maloku, theksoi para të pranishmëve se po punojnë natë e ditë që, jo vetëm të triumfoj LDK, por triumfi të jetë me rritje masive të mbështetjes.

Fjalë falënderimi për mbështetjen e kryetarit Haziri dhe të strukturave të Dardania II, patën edhe kandidatët për deputet, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani e Faton Bislimi.

loading…