Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit dhe analistit politike Valon Syla, shkruan ballkani.info
Haziri, në një postim në Facebook ka thënë se një shoqëri pa medie dhe gazetarë, sipas tij, do të kishte me qenë shoqëri e mjerë.
“Me Valonin edhe mund të mos pajtohemi nganjëherë, por tentimi me ia ndal gojën përmes sulmit fizik është qyqar dhe i dënueshëm. Një shoqëri pa media e gazetarë, kishte me qenë shoqëri e mjerë. #meBabikën!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







