Haziri kujton një ngjarje të rëndë të ndodhur para 3 vitesh në Gjilan

Lutfi Haziri ka kujtuar një ngjarje të rëndë të ndodhur para tre vitesh në Gjilan, ku si pasojë vdiqën dy persona e dhjetëra të tjerë u lënduan.

Ai thotë se 7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat është përballur si kryetar i Gjilanit, raporton Indeksonline.

Haziri tutje ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Postimi i plotë:

Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan, nga e cila në vend vdiq afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë u lënduan.

 7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!

Ndërkaq, me rastin e 7 Marsit uroj të gjithë mësuesit, në veçanti ata të cilët na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe në një kohë të pakohë!