Haziri kujton Agim Ramadanin: Ra për t’u bërë i pavdekshëm

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar heroin e kombit, Agim Ramadanin, në 22 vjetorin e rënies heroike të tij.

“Dy ditë pasi e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve, Agim Ramadani ra për t’u bërë i pavdekshëm. Lavdi përjetë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndryshe, sot bëhen 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë që e bëri bashkë me shokët e vet.

Agim Ramadani lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963.

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Ai ra në Betejën e Koshares me këtë datë 22 vite më parë.

Agim Ramadani llogaritet si një nga heronjtë më të mëdhenj të historisë së re shqiptare.