Haziri komenton gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhjet me gjashtë kushtet e prezantuara nga kryeministri Kurti për formimin e Asociacionit.

Haziri tha se një plan i tillë gjashtë pikësh e ka kushtëzuar procesin e dialogut, i cili nga partnerët ndërkombëtarë nuk është i pranueshëm.

“Plani gjashtë pikësh i propozuar nga z. Kurti në Kuvendin e Kosovës tregoi qartë që ai në radhë të parë e ka kushtëzuar dialogun, i cili, nga partnerët ndërkombëtarë nuk është i pranueshëm”.

Por, edhe këto gjashtë kushte, do të thoja, e çojnë drejt një lloj pranimi strategjik për draftimin e statutit të Asociacionit, duke besuar që do të dështojë faktori ndërkombëtar në mos realizimin apo mos krijimin e kushteve që Kosova ta pranojë këtë proces.

Përkundër që draftimi i statutit mbetet peng apo mbetet ura kryesore për të kaluar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai.

“Z. Kurti, me gjuhën e tij, me këto gjashtë kushte, i konfirmoi popullit të Kosovës që nuk e pranon, ndërsa në anën tjetër, nëpërmjet Kuvendit dhe para përfaqësuesve të popullit, bashkësisë ndërkombëtare u tregoi gjashtë kushtet që mund ta bëjë Asociacionin”, deklaroi Haziri për “.

Tutje Haziri tha se Kurti me gjuhën e tij dy ditë më parë në Kuvend i konfirmoi popullit se nuk e pranon Asociacionin, ndërsa bashkësisë ndërkombëtare u tregoi gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit.

”Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën plenare të mbajtur dy ditë më parë prezantoi para deputetëve gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfarëdo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen. Asociacioni mund te jete pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes finale të Kosovës. Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti.